Ka ndodhur

Shkodër, gjendet i pajetë një i ri. Në Mirditë i moshuari vetëvritet me armë gjahu

Një 29-vjeçar në Shkodër është gjetur i pajetë në një banesë dykatëshe të pabanuar në lagjen "Ahmet Haxhija" mbrëmjen e të dielës.

Policia bën me dije se është gjetur pa shenja jete, Arlind Dyli. Dyshohet se i riu ka humbur jetën disa ditë më parë si pasojë e përdorimit të tepërt të lëndëve narkotike.

Ndërkohë, një 71-vjeçar është vetëvrarë me armë gjahu në Mirditë. Ngjarja është regjistruar rreth orës 04:25 të mëngjesit të kësaj të hëne, në fshatin Rreth i Epërm. "Në banesën e tij, dyshohet së është vetëvrarë me armë gjahu shtetasi M.N.,71 vjeç", - njofton policia.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë