Lajme

Gjendet e vdekur regjisorja Arzana Kraja, vajza e Mehmet Krajës

Në mëngjesin e sotëm në lagjen “Kalabria” në Prishtinë është gjetur trupi i pajetë i regjisores Arzana Kraja. Ajo është vajza e kryetarit të Akademisë së Shkencave të Arteve të Kosovës, Mehmet Kraja.
Siç raportojnë mediat kosovare, policia ka dhënë njoftimin për gjetjen e trupit të pajetë, ndërkohë nga Qendra Kinematografike e Kosovës, kanë konfirmuar se bëhet fjalë për Arzana Krajën.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 9:00 të paradites së sotme. Ndërkohë nuk dihet ende shkaku i vdekjes së regjisores, por mendohet se shkak mund të ketë qenë edhe epilepsia.
Kraja ishte regjisore e filmit “Fusha e mëllenjave”, që shënoi edhe hapjen e edicionit të 11 të PriFest dhe ka një kontribut të shquar në artin kosovar.
Për vdekjen e Krajës ka ngushëlluar edhe kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj.
“I prekur thellë nga ndarja e parakohshme nga jeta e Arzana Krajës.
Pata nderin ta njihja personalisht. Arzana, me artin e saj i dha shumë Kosovës.
Ngushëllime të sinqerta familjes, miqve dhe komunitetit të artit. Prehu e qetë Arzana!”, shkruan Haradinaj në “Facebook”.

https://www.facebook.com/RamushHaradinajOfficial/posts/1449583038499439?__tn__=-R

Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë