Gazeta Si – Dy automjete janë gjendur të djegura në shtratin e lumit Mat mëngjesin e kësaj të hëne. Dyshohet se këto mjetet janë të autorëve të dyshuar të atentatit më Gurëz të Kurbinit, ku nga breshëria e plumbave humbi jetën ekonomisti i firmës së inerteve Selman Mihana dhe u plagos pronari, Ardian Gjeloshi, objektivi i autorëve.
Një nga makinat e djegura dyshohet të jetë “Range Rover” i zi me targa të vjedhura, e cila mund se është vjedhur para disa ditësh pranë një karburanti në autostradën Lezhë-Laç.
Ekspertët e policisë kanë marrë në pyetje 51-vjeçarin, i cili ka pohuar se nuk ka konflikte me asnjë.
Sapo Ardian Gjeloshi ka mbërritur tek dera e zyrës bashkë me ekonomistin Selman Mihana, autorët kanë hapur zjarr me automatik ndaj tyre.
Në moment ka qenë prezent vetëm roja i objektit dhe sipas burimeve shënjestra ka qenë pronari i firmës i cili dyshohet se është qëlluar për shkaqe hakmarrje.
Ekonomisti i firmës, 70 vjeç mbeti i vdekur në vend, ndërsa dy plumba kapën Ardian Gjeloshin, i cili u transportua ne spitalin e Traumës ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Në vendin e ngjarje policia gjeti mbi 15 gëzhoja.
Policia po heton dhe është e fokusuar në disa pista kryesore për zbardhjen e kësaj ngjarjeje.
Pista kryesore janë përqendruar hetimet ka të bëjë me konfliktet në lidhje me biznesin me pjesëtarë të një fisi nga fshati Pllanë i Lezhës.
Policia nuk ka përjashtuar edhe pistën e hakmarrjes pasi në vitin 2002 Ardian Gjeloshi dhe vëllai i tij, Dritan Gjeloshi qëlluan mbi një kamionçinë dhe lanë të vrarë Marie Prengën, infermiere, nënën e 4 fëmijëve, ndërsa u plagosën oficeri i FNSH, Kastriot Prenga dhe Gjergj e Vitore Prenga.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.