Keshilla

Gjatësia e gishtit të unazës zbulon orientimin seksual

Femrat që kanë gishtin e unazës me të gjatë se të tjerët kanë prirje homoseksuale, zbulon një studim i ri.

Shkencëtarët matën gishtat e 36 femrave dhe rezultoi se ato që kishin gishtin e unazës më të gjatë se të tjerët, ishin lesbike.

Kjo mund të jetë rezultat i ekspozimit ndaj testosteronit në mitër, thanë studiuesit e Universitetit të Essex.

Autori i studimit Dr Tuesday Watts, nga Departamenti i Psikologjisë në Universitetin Essex, tha se rastet më të shumta janë të lindurit binjakë.

Për shkak se binjakët identikë, të cilët ndajnë 100% të gjeneve të tyre, mund të ndryshojnë në orientimet e tyre seksuale, faktorë të ndryshëm nga gjenetika janë përgjegjëse për dallimet.

Studimet sugjerojnë se seksualiteti ynë përcaktohet në barkun e nënës dhe varet nga sasia e hormonit mashkullor në të cilin jemi të ekspozuar ose në mënyrën se si organet reagojnë ndaj këtij hormoni, me ato të ekspozuara ndaj niveleve më të larta të testosteronit dhe kanë më shumë gjasa të jenë biseksualë ose homoseksual.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë