Art dhe Kulture

“Getty Museum” fton publikun të rikrijojë vepra arti me objektet e shtëpisë

“Getty Museum” në Los Anxheles (SHBA) ka sfiduar ndjekësit e tij në “Twitter” të rikrijonin disa vepra arti ikonike, duke çuar në rezultate mbresëlënëse dhe argëtuese.

Muzeu sfidoi njerëzit që qëndronin në “Safer-At-Home” për të rikrijuar vepra të famshme të artit duke përdorur tre objekte dhe njerëz brenda shtëpive të tyre.

“Zgjidhni veprën tuaj të preferuar të artit. Gjeni tre gjëra që shtrihen rreth shtëpisë tuaj. Rikrijoni veprën e artit me ato sende. Dhe ndani me ne”, shkruhet në Twitter.

Disa njerëz që e pranuan këtë sfidë përdorën lavanderi dhe çanta letre, ndërsa të tjerët zgjodhën kuti dhe ushqime të mbetura.

Për të marrë pjesë, thjesht bëni tag “Getty Museum” në Twitter.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë