Ministrja e Jashtme e qeverisë së Kosovës, Donika Gërvalla, ka reaguar ndaj deklaratës së ambasadorit amerikan, Hovenier, se “Kurti” do të reagojë urgjentisht dhe të japë opinionin e saj sa i përket çështjes së formimit të asociacionit të komunave serbe.
“Falënderoj ambasadorin Jeff Hovenier për pritjen e takimit të sotëm. Kosova ofron kornizën më të avancuar të të drejtave të pakicave në Europë. Çdo model që lejon Serbinë të minojë sovranitetin e Kosovës duhet të refuzohet nga të gjithë ata që synojnë paqen e qëndrueshme dhe marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë në rajon”, - shkruan Gërvalla në rrjetet sociale.

Për takimin e zhvilluar në ambasadën amerikane me partitë politike, ambasadorin Hovenier mbajti një deklaratë ku bëri të qartë se SHBA është kundër krijimit të asociacionit të ngjashmën me entitete të ngjashme me republikën Srpska të Bosnje-Hercegovinës.
“Presim që Kosova t’i përmbushë obligimet e saj. Kërkojmë nga Qeveria e Kosovës që të ofrojë vizionin e saj për një AKShS që ajo beson se e mbron të ardhmen e Kosovës si shtet sovran, i pavarur, shumetnik dhe demokratik dhe që siguron të drejtat e pakicave në përputhje me Marrëveshjen e Brukselit dhe Kushtetutën e Kosovës. Kjo është thelbësore, e rëndësishme dhe urgjente. Jemi të gatshëm të ofrojmë ekspertizë dhe mbështetje politike për të siguruar që ajo funksionon në interesin më të mirë të të gjithë kosovarëve”, - u shpreh ambasadori.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.