Ka ndodhur

Gërryen shtratin e lumit Mat, në pranga pronari i ekskavatorit

Pronari i një ekskavatori është arrestuar, pasi akuzohet se kishte gërryer shtratin e lumit Mat. Gjithashtu janë proceduar penalisht edhe drejtuesit e dy kamionëve që transportonin inertet.

Në pranga është vënë Artur Lika, 40 vjeç, banues në Milot, Kurbin, pasi u konstatua duke gërryer me ekskavator shtratin e lumit.

Nën hetim janë vënë Shyqyri Shuaipi, 39 vjeç dhe Dashamir Zenelaj, banues në Tiranë, drejtuesit e mjeteve kamion që shërbenin për transportimin e inerteve, si dhe inspektori Aleksandër Uku. Gjithashtu, procedohet penalisht inspektori për Ujërat në Drejtorinë Rajonale të Mjedisit Lezhë, për shpërdorim detyre. 

Bllokohen mjetet e rënda ekskavatorë që shërbenin për të gërryer shtratin e lumit Mat, 2 kamionë me inerte dhe një automjet.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë