Keshilla

Gërhisni natën? Ja pija që mund ta përgatisni vetë para gjumit

Një problem që kthehet shpesh në shqetësimin serioz kur biem të flemë është gërhitja.

Shkaqet e gërhitjes janë të shumta: mbipesha, sekrecionet e tepërta në hundë ose fyt. Gjithashtu një ndër arsyet është edhe alkooli. Por si të shmangni gërhitjen, e cila është vërtetë shqetësuese, sidomos kur partneri juaj ka këtë problem.

Ka një lëng të cilin mund ta përgatisni vetë dhe që është ilaçi, i cili e zgjidh më së miri këtë problem. E vetmja gjë që duhet bërë është: Ta pini atë rregullisht!

Çfarë ju nevojitet:

2 mollë

2 karota

1/4 limon

1 rrënjë të freskët xhenxhefil

Lëngu i limonit është i pasur me vitaminë C që ndihmon për të shpërndarë lëngjet në hundë dhe për të mbajtur hundën të pastër. Xhenxhefili ndihmon për të lehtësuar vrimat e hundës. Molla dhe karrota jo vetëm që janë shumë të dobishme për të mbajtur hundën të pastër, por edhe për të kontribuar në cilësinë e mirë të gjumit.

Ja çfarë të bëni:

Përzieni të gjithë përbërësit së bashku, duke përdorur një blender dhe pini lëngun disa orë para se të shkoni në shtrat.

Natyrisht nëse vazhdoni të keni vështirësi në frymëmarrje ose në gjumë, duhet të konsultoheni me mjekun. 


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë