Gazeta Si – Gjykata e Posaçme ka shtyrë për në 6 mars seancën ndaj ish-ministrit të Mbrojtjes, Fatmir Mediu.
Shkak i shtyrjes ka qenë mungesa e gjyqtares kryesuese Irena Gjoka, e cila ishte angazhuar në një aktivitet tjetër.
Dështimi i seancës bëri që të shtyhet edhe pyetja e 4 dëshmitarëve të paraqitur, mes të cilëve, Dritan Minxolli, ish-drejtor i fabrikës së Gërdecit dhe ish-ushtarakut Sokol Ngjeçi.
Ish-ministri i Mbrojtjes Fatmir Mediu, akuzohet për shpërdorim detyre nga SPAK në lidhje me tragjedinë e Gërdecit.
Mediu i ka mohuar akuzat ndaj tij, duke u shprehur se gjatë detyrës ka zbatuar gjithnjë ligjin.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.