Ditën e sotme u zhvillua seanca dëgjimore edhe për Gentjan Medjan, gjyqtar pranë Gjykatës Administrative së Shkallës së Parë, Tiranë.
Gjyqtari ka zgjedhur vetë të jetë i pranishëm, pa praninë e avokatit. Sipas raportit të ILDKPKI, deklarimi i pasurisë së tij është i saktë.
Edhe pas hetimit të thelluar të KPK-së rezulton se nuk ka pasuri të padeklaruara apo të fshehura.
Medja ka deklaruar një autoveturë tip Benz blerë në vitin 2009 me vlerë 250 mijë lekë të kursyera nga paga për të cilat s’ka dyshime; kursime familjare me vlerë 1.4 milion dhe likuiditete me burime të ligjshme. Aktualisht gjyqtari jeton me qira në Tiranë.
Në emër të prindërve të tij është një apartament në Shkodër me sipërfaqe 65 m2 për të cilin gjithashtu nuk ka dyshime, dhe 144 aksione në një shoqëri cigaresh që nuk sjell asnjë të ardhur.
Sa i përket figurës, DSIK raporton se ai është i përshtatshëm për vijimin e detyrës.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.