Politike

Gënjeu në formularin e dekriminalizimit, KQZ vendos: Nuk ka arsye të fortë që t’i ndërpritet mandati kryetarit të Bashkisë së Kuçovës  

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve vendosi të mos i ndërpresë mandatin kryebashkiakut të Kuçovës, Kreshnik Hajdari, pasi drejtësia greke i përcolli ministrisë së Drejtësisë vendimin sei ai ka qenë i dënuar nga Gjykata e Janinës.

Hajdari ka gënjyer në formularin e vetëdeklarimit duke thënë se nuk ka qenë asnjëherë i dënuar.

Gjykata në Janinë e ka gjetur fajtor Hajdarin për hyrje në territorin grek në mënyrë të paligjshme dhe e ka dënuar në 23 qershor të vitit 1999 me “masë riedukuese të qortimit”, pasi në atë vit, kryebashkiaku i zgjedhur ka qenë vetëm 17 vjeç.

Sipas vendimit të drejtësisë greke, i pandehuri Kreshnik Hajdari, në atë kohë me statusin punëtor, ka qenë i pranishëm në procesin gjyqësor.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve vendosi që të mos i heqë mandatin kreut të Bashkisë Kuçovë, Kreshnik Hajdarit.

"Në gjykimin dhe vlerësimin e tij dhe është logjike që për çdo rast të tillë ai nuk ka paraqitur një të dhënë të tillë për një proces penal, vendimi është penal. Kjo ka qenë e panevojshme për tu deklaruar, nën vlerësimin e tij, kjo nuk ka rëndësi për ne. Kjo e dhënë nuk përbën, nuk përfshin atë në kushtet e ndalimit për shkak të veprës penale, ngelet diskutimi që fakti që ai nuk e ka deklaruar. Ka pasur si detyrim që ta deklaronte këtë të dhënë. Edhe në respektim të precedentëve të krijuar nga ky institucion që prej viti 2020, ne kemi mbajtur qëndrimin që nuk ka detyrim subjekti vetëdeklaruar për të paraqitur rrethana apo shkaqe. Ky është një qëndrim i konsoliduar.  Nuk ka detyrim të përfshijë në të të dhëna që nuk përbëjnë shkak për të kandiduar. Vlerësoj që nuk ka një shkak ligjor që kryetarit të bashkisë Kuçovë t'i ndërpritet mandati", u shpreh Celibashi.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë