Politike

Gazmend Bardhi rikthehet sot për herë të parë në selinë e PD, zhvillon mbledhjen e Grupit

Grupi parlamentar i Partisë Demokratike do të mblidhet këtë të hënë për herë të parë në seli që prej nisjes së aksionit në Parlament.

Në këtë mbledhje do të bashkohen grupet e deputetëve të demokratëve të Gazmend Bardhit dhe atyre të Sali Berishës, duke u konsideruar kështu si hapi i radhës drejt bashkimit.

Sipas njoftimit mbledhja do të zhvillohet sot në orën 15.00 në selinë qendrore të PD-së.

Një javë më parë Gazment Bardhi iu bashkua për herë të parë protestës së Rithemelimit, pas situatës së krijuar në Parlament dhe shkoi edhe te protesta poshtë shtëpisë së Berishës.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë