Ndërkohë që një gazetare po raportonte live, një burrë iu afrua dhe e ngacmoi seksualisht. Ngjarja ka ndodhur në Madrid, kryeqytetin e Spanjës.
Isa Balado po raportonte për një grabitje me armë në një market, kur një burrë vjen nga pas dhe i prek të pasmet. Balado ruajti qetësinë dhe i tha burrit që të largohej, pasi ishte në transmetim “live”.
Ai nuk u largua dhe pas shumë përpjekjesh për të folur me gazetaren, i preku flokët kur po ikte. Më pas, u kthye sërish te gazetarja duke i folur.
Policia spanjolle disa minuta më vonë postoi video nga arrestimi i tij, ndërsa banorët e lagjes thanë se ai burrë e kishte “normale” këtë sjellje me të gjitha vajzat që kalonin aty.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.