Politike

Gazetari italian i përgjigjet Ramës: Do ta vazhdojmë çështjen të dielën, s’mbaron me kaq!

Reagimeve të njëpasnjëshme të kryeministrit Edi Rama ndaj reportazhit të emisionit ’Report’ në Rai 3 i është përgjigjur drejtuesi i emisionit Report, Sigfrido Ranucci.

Në një reagim në profilin e tij në Facebook ai thotë se të dielën e ardhshme do të ketë sërish vëmendje për Shqipërinë.

Ranuçi thotë se në këtë puntatë do të transmetohen edhe përgjigjet e Agaçit që sipas tij konfirmojnë se ka qenë avokat i narkotrafikantëve ndërsa thekson se emisioni do t’i kthehet sërish çështjes së emigrantëve të dielën e ardhshme.

“Report përgjigjet se Agaçi në përgjigjet e tij me shkrim për korrespondentin tonë Giorgio Mottola, të cilat do të publikohen në profilin e Report, ka konfirmuar se ka qenë avokat i disa trafikantëve të drogës dhe se ka bashkëpunuar në hartimin e protokollit ndërmjet Shqipërisë dhe Italisë. I detyrohesha shumë në emër të së vërtetës. Ne do t’i kthehemi çështjes së emigrantëve të dielën e ardhshme. Emisioni transmetohet çdo të diel në Rai3 në orën 20:55”, shkruan ndër radhë gazetari italian. Ndërkohe një ditë pas vete Rama ka sugjeruar përmes një reagimit të gjate që ky emision të mos e vazhdojë më këtë histori.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë