Bota

Gaza: Më shumë se 50 palestinezë të vrarë gjatë natës

Nga Gazeta 'Si'-Më shumë se 30 shtëpi u shkatërruan pasi një zëdhënës i ushtrisë izraelite tha se sulmet ajrore në Rripin e Gazës do të intensifikoheshin ndërsa trupat e tij përgatiteshin për një ofensivë tokësore të parashikuar, raporton BBC.

Gjithashtu më shumë se 50 palestinezë u vranë gjatë natës.

Një zëdhënës i ushtrisë izraelite, Daniel Hagari, tha se sulmet do të ndihmonin në reduktimin e rreziqeve për forcat izraelite, të cilat janë të grumbulluara rreth kufirit.

Ai u tha civilëve palestinezë në Gaza që të vazhdojnë të lëvizin në jug për sigurinë e tyre, veçanërisht ata që jetojnë në qytetin e Gazës.

Izraeli ka kryer më shumë sulme ajrore vdekjeprurëse në Bregun Perëndimor të pushtuar. I fundit ka qenë goditja e një xhamie në Jenin, të cilën ushtria e përshkroi si një qendër komandimi për terroristët.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë