Lajme

Gara për kryeprokuror, KLP zyrtarizon rivalët, më 13 nëntor intervistat

Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka zyrtarizuar tre kandidatët për postin e Prokurorit të Përgjithshëm. Arta Marku, Fatjona Memçaj dhe Olsjan Çela janë tre emrat e zyrtarizuar nga ana KLP-së. Vendimi i u mor pasi Gjykata Administrative e Apelit rrëzoi pretendimet e Lulzim Alushaj, avokati që ngriti një padi për përjashtimin nga gara, duke e cilësuar si të padrejtë dhe në kundërshtim me ligjin. Vendimi i Gjykatës i dhënë të hënën e 25 tetorit i hapi rrugë procesit të nisjes së intervistave për kandidatët e mbetur për postin e kryeprokurorit. Kreu i KLP-së, Gent Ibrahimi pati bërë të ditur se do të njoftohen tre rivalët për kryerjen e intervistave. Sipas ligjit, kandidatëve do t’i lihet afat 10 ditë kohë, e për këtë KLP ka njoftuar që të paraqiten më 13 nëntor. Ndërsa brenda disa ditëve, KLP duhet të miratojë edhe metodoligjinë e pikëzimit të kandidatëve për t’ia paraqitur sipas ligjit, Kuvendit për t’i miratuar.
Intervistat parashikohen që të zhvillohen në të njëjtën ditë, ku tre kandidatët Marku, Çela dhe Memçaj pritet merren në “provim” nga ana e KLP-së. Sipas ligjit, Kuvendit i paraqitet lista me renditjen e tre kandidatëve dhe më pas duhet të votojë për kandidatin më të mirë të mundshëm. Votimi është me një shumicë të cilësuar votash, e nëse nuk arrihet, atëherë kandidati që është listuar i pari në listën e KLP-së shpallet fitues, pra prokuror i Përgjithshëm. Pikërisht këtu nis edhe sfida dhe shpresa e tre kandidatëve, të cilët shpresojnë që KLP-ja ta rendisë të parin, nëse nuk arrihen 84 votat e kërkuara.
Për shkak të mos realizimit në kohë të procesit të Vettingut, mazhoranca e majtë zgjodhi më 18 nëntor të vitit 2017, Arta Markun si Prokurore e Përgjithshme e përkohshme me 69 vota pro, 2 kundër dhe 2 abstenim. Ajo zëvendësoi Adriatik Llallën dhe se qëndrimi i saj sipas vendimit të Parlamentit ishte deri sa KLP të zgjidhte një kandidat për kryeprokuror.

Arta Marku gjatë beteimit në Parlament në seancën e 18 dhjetorit 2017. Gazeta Si, 29 tetor 2019

Opozita kontestoi këtë proces dhe votimi u krijua në situatë tensioni dhe ku nuk munguan bombat tymuese. Pas qëndrim për afro dy vite në këtë detyrë, Marku kërkon që kandidojë për post me një mandat të plotë. Të tre kandidatët kanë kaluar procesin e vettignut dhe tashmë presin “verdiktin” e KLP dhe të Kuvendit se cili do të jetë kryeprokurori i ri me një mandat 7-vjeçar.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë