Lajme

Gara për Inspektorë të Lartë të Drejtësisë, shpallen kandidatët

Në përfundim të afatit të caktuar të shpalljes “Për hapjen e Procedurës së Aplikimit në Pozicionin Vakant Inspektor i Lartë i Drejtësisë”, Këshilli i Emërimeve në Drejtësi, pasi ka administruar dokumentacionin e kandidatëve që kanë shprehur interes për këtë pozicion, ka bërë publike emrat e kandidatëve.

Midis kandidaturave është edhe Genci Gjonçaj, i cili ka përfaqësuar Partinë Socialiste në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve.

Për këtë pozicion kanë aplikuar 13 kandidatura. Në listë është edhe Altin Hazizaj, ish-kryetarja e KQZ, Lefterie Lleshi apo edhe prokurori Artur Malaj.

1. Altin Hazizaj

2. Artur Malaj

3. Artur Metani

4. Elira Kokona

5. Eris Hysi

6. Ferdinand Caka

7. Genci Gjonçaj

8. Genci Ismaili

9. Klodian Rado

10. Lefteri Lleshi

11. Marsida Xhaferllari

12. Mimoza Qinami

13. Suzana Frashëri


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë