Ka ndodhur

Gara për BKH, nis intervistimi i kandidatëve

55 kandidatë nisin sot intervistat për pozicionin “hetues”, pranë Byrosë Kombëtare të Hetimit.

Këto kandidatë u kualifikuan në testin e esesë dhe do të vijojnë me fazat e tjera të konkurrimit.

Ndërkohë, thuajse gjysma e kandidatëve për të qenë hetues në Byronë Kombëtare të Hetimit janë skualifikuar nga Komisioni i Përzgjedhjes sepse nuk kanë ditur të bëjnë një ese. 

Kandidatët e kualifikuar do t’i nënshtrohen intervistës, poligrafit (makina e së vërtetës) dhe më pas vettingut, vlerësimit të kontrollit të pasurisë së tyre, si edhe të familjes.

Kush nuk kalon Vettingun, edhe pse ka kaluar testin e poligrafit, do të skualifikohet.

Në kushtet kur BKH kërkon 60 hetues dhe në fazat e tjera mund të ketë sërish të skualifikuar, në përfundim të këtyre proçedurave gara pritet të ripahet sërish për të plotësuar organikën.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë