Lajme

Galaxy S10 i bën konkurrencë iPhone XS

Samssung Galaxy S10 do të dalë në treg me 20 shkurt, ndërsa informacionet thonë se modeli i ri do të jetë i pajisur me një kamera për super 'selfie'.

Kamera e përparme e Samsung Galaxy S10 do të jetë i pajisur me një senzor 10 megapiksel për të konkurruar me rivalin iPhone XS të Apple.

Burime të brendshme të kompanisë i thanë GSMArena se të trija pajisjet do të posedojnë kamera që do mbështesin ngjyra 10-bit. Kjo nënkupton se pajisjet do jenë në gjendje të kapin 1 miliardë ngjyra.

iPhone XS, me gjasë rivali më i afërt i S10, posedon kamerë me kapacitet prej 7 megapixel, e cila gjithashtu përmban mundësi OIS dhe 4K video incizimi, ndërsa kamera e Samsung do të jetë 10 megapixel.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë