Treg

Galaxy S10 do të jetë në shitje muajin që vjen

"Galaxy S10" është gati, kompania Samsung ka njoftuar se celulari i ri do të prezantohet më 20 shkurt në San Francisko.

Sipas njoftimit të bërë nga kompania, thuhet se pajisja e re bazohet te një përvojë 10-vjeçare, si dhe te inovacionet më të reja. Nga fotot e reja që janë publikuar tregojnë versionin me 5.8-inç 'Beyond 1' të celularit të ardhshëm, i cili ka një dizajn të ekranit, si dhe një 'vrimë' në displej.

Galaxy S10 do të jetë telefoni i parë Android që debuton me një lloj të ri të sensori, që identifikon gjurmët e gishtave dukepërdorur ultratinguj.

"Samsung" pritet që të publikojë edhe një variant më të madh të "Beyond 1", i cili sipas të gjitha gjasave do të quhet "Galaxy S10 Beyond 2". Ai ka të ngjarë që ta ketë një ekran 6.4 inç, dy kamera të përparme dhe dy kamera të pasme


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë