Futboll

Gafë amerikane, Jap Stam prezantohet tek ekipi i ri me foto tjetër

Ish-mbrojtësi i shquar, Jap Stam, ish-lojtari i Mançester Junajtid, Lacios, Milanit dhe kombëtares holandeze, është emëruar orët e fundit trajneri i ekipit amerikan Sinsinati. Vetëm se kjo aventurë e re ka nisur me një gafë, ndoshta ngaqë amerikanët nuk e kanë sportin kryesor futbollin.

Në njoftimin zyrtar për trajnerin e ri të skuadrës, klubi i Sinsinatit kishte gabuar foton, duke vendosur ndoshta holandezin e parë tullac që kishte gjetur në internet. Një gafë që po bën xhiron në gjithë rrjetet sociale. Njeriu në foto nuk është Jap Stam, por Tinus van Teunenbroek, menaxheri i skuadrës së të rinjve të Ajaksit. Të paktën e ka një lidhje me futbollin…

Njoftimi i klub it amerikan për trajnerin Stam, me foton e Van Teunenbroek. Gazeta Si, 22 maj 2020

Në të tilla raste populli i rrjeteve sociale nuk të fal dhe ironia ndaj klubit amerikan ka shpërthyer menjëherë. Kanë qenë të shumta ata që kanë reaguar, duke postuar persona të tjerë të njohur pa flokë, si për shembull, aktorin e famshëm Brus Uillis, apo ish-arbitrin e njohur italian, Pierluixhi Kolina. Klubi i Sinsinatit dhe vetë Stam janë munduar ta kalojnë me sportivitet këtë episod.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë