Futboll

Gafa e portierit të Erzenit nderon Vllazninë, fitorja e 5-të radhazi për shkodranët

Gazeta Si – Një gol i Stojanoviç pak minuta para fundit të ndeshjes, ose më mirë një gafë e portierit Puja, të cilit i rrëshqiti topi nga duart, i ka dhënë fitoren Vllaznisë. Shkodranët kanë mundur sot Erzenin 0-1, duke marrë një trepikësh të rëndësishëm.

Ndeshja u luajtur në stadiumin e Rrogozhinës pati pak emocione. Vllaznia pretendoi për një penallti, por pas 7 minutash dhe me ndihmën e VAR-it, u gjykua se nuk kishim të bënim me një 11-metërsh.
Për skuadrën shkodrane ishte fitorja e pestë radhazi në kampionat, që e ngjit atë në vend të 4-t të tabelës së renditjes, 2 pikë para Tiranës.

Java e 20-të e Superiores luan sot edhe ndeshjen Partizani-Laçi, kurse Skënderbeu-Dinamo është shtyrë për shkak të motit të keq. Dy ndeshje u luajtën dje dhe konkretisht Teuta-Tirana 2-2 dhe Kukësi-Egnatia 1-4.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë