Vende dhe Udhetime

Gabimet që nuk duhet t’i bëni gjatë një udhëtimi për festa

Radiot dhe televizionet japin këshilla të pafundme rreth paketave të udhëtimeve që duhet të zgjedhim, si dhe kur është koha me përshtatshme për të bërë një udhëtim. Ndërkohë që shpesh herë njerëzit udhëtojnë për shkak të punës, duke u përballur kështu edhe me peripecitë e udhëtimit, si koha e keqe, apo vonesat e avionëve. Ka disa këshilla për ata që udhëtojnë për pushime.

Nëse keni vendosur për të udhëtuar për Krishtlindje, apo Vitin e Ri, Google ka nxjerr njoftime të posaçme për fluturimet në këtë periudhë, ku mund të zgjidhni informacione rreth çmimeve dhe destinacioneve më të mira. Duhet të keni kujdes, nuk duhet të shkoni në aeroport në momentin fundit. Nëse keni një udhëtim të planifikuar për festat e fundvitit, duhet të shkoni të paktën 2 orë përpara në aeroport. Gjithashtu shkarkoni aplikacionin MyTSA. Kjo ju lejon të kontrolloni për të papriturat që mund të ketë për fluturimin tuaj. Aplikacioni TSA gjithashtu ju lejon të kërkoni informacion në lidhje me vonesat dhe motin në aeroportin tuaj.

Të jesh i papërgatitur: Për shumë njerëz, problemet e udhëtimit janë të ndryshme një ndër to është paketimi i artikujve të gabuar . Për këtë ju vjen në ndihmë aplikacioni si PackPoint.
Disa kompani ajrore, duke përfshirë JetBlue Airways dhe United Airlines, kanë rritur tarifat e tyre të bagazheve. Transportuesit e tjerë po bëjnë ndryshime më pak të dukshme, të tilla si ndryshimi i rregullave të tyre të biletave. Kjo do të thotë se udhëtarët e papërvojë mund të hasin probleme. Luci Gabel, një fiziologe ushtarake nga San Jose, u përpoq të shmangte një tarifë të bagazhit të kontrolluar duke e mbajtur bagazhin e saj në aeroplan. Ajo duhet të kishte lexuar iformacionin më përpara. "Kur arritëm në aeroport, ne ishim të tronditur kur kuptuam se çantat tona do të kushtonin një shtesë prej 55 dollarë secila", tha ajo.

Udhëtimi në ditën e gabuar: dy ditë përpara festës është ditë mjaft e ngarkuar udhëtimesh.
Psh, ju mund të udhëtoni ditën e festës , për të shmangur ndonjë gabim të papritur.
Dita më e ngarkuar e udhëtimit vitin e kaluar ishte 22 dhjetor, dy ditë para Krishtlindjeve. 2 janari ishte dita kur shumica e udhëtarëve u kthyen nga udhëtimet e tyre. Ju mund të shihni një listë të festave më të ngarkuara të udhëtimit ajror në faqen e internetit të Skyscanner.

“Një nga gabimet më të mëdha që bëjnë njerëzit është udhëtimi në ditët më të ngarkuara kur mund ta shmangin atë", thotë Michael McCall, profesor në Shkollën e Mikpritjes së Universitetit Shtetëror të Michiganit. Ndonjëherë, duke lënë një ditë në fillim mund të nënkuptojë ndryshimin midis një udhëtimi stresues dhe një largimi të përsosur. Dhe ndonjëherë udhëtojnë në ditën e festës (Dita e Falënderimeve, Dita e Krishtlindjeve, Dita e Vitit të Ri) do të thotë më pak turma dhe më pak trafik.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë