Keshilla

Gabimet që duhet të shmangni kur udhëtoni në rrugë me dëborë

Në këto ditë të ftohta me borë dhe me ngrica që dimri ka mbërthyer vendin, është mirë të jeni të përgatitur përpara se të niseni për një udhëtim.

Si fillim duhet të pajisni makinën tuaj me zinxhir dimëror për gomat e makinës. Duhet të dini gjendjen e makinës tuaj. Nuk mund të niseni në një udhëtim ku ka rrugë me dëborë nëse nuk keni makinën në gjendje të mirë pune, pasi vështirësitë të cilat mund të hasni rrugës, mund të mos jetë në gjendje t’i përballojë.

Pastroni më shpesh xhamat e makinës. Dëbora që mund të bjere furishëm mund të bllokojë shikimin në xhama. Kjo do t’ua vështirësonte udhëtimin dhe mund t’ju çojë edhe në burim aksidenti. Për këtë arsye është shumë e domosdoshme të pastroni shpesh xhamat e makinës teksa udhëtoni drejtë një destinacioni të caktuar.

Mos i qëndroni afër asnjë makine tjetër. Nëse je në një distancë shumë të afërt më makinat e tjera, makina juaj, nuk ka kohë të mjaftueshme për të reaguar ndaj një incidenti. Ndaj është shumë e rëndësishme që në një ditë më borë, distanca nga makinat e tjera të jetë dy ose trefish, kjo për t’i dhënë vetës mundësinë të frenoni në kohë në raste incidenti.

Mos ngisni makinën shumë shpejtë. Ky është një gabim që duhet të shmanget. Kjo pasi makina juaj mund të rrëshqasë më lehtë nëse është me shpejtësi të lartë.

Gjithashtu shikoni ndriçimet. Ndaloni kur ka shenja dhe kthesa në rrugë në mënyrë që t’i jepni vetes kohë të mjaftueshme për të frenuar ose për të marrë kthesa.

Para se të niseni, planifikoni me kujdes udhëtimin tuaj. Përdor RAC Route Planner për të marrë përditësime mbi lajmet e trafikut gjë që ju ndihmon që udhëtimi juaj të jetë sa më i qetë. Kështu do të shmangni zonat të cilat konsiderohen të vështira.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë