Futboll

Futbolli italian në kaos, klubet refuzojnë formulën Playoff-Playout

Për çështje juridike: të ndryshosh formulën e kampionateve në vazhdim do të sillte një seri ankimimesh nga ana e klubeve të penalizuara. Për çështje logjike: nëse nuk është e mundur të luhen ndeshjet e mbetura të kampionatit për arsye të kujdesi shëndetësor, nuk do të kishte kuptim të luaje as playoff dhe playout. “Nëse nuk mund të luhet, nuk mundet dhe kaq” ka thënë dy ditë më parë Urbano Cairo, presidenti i Torinos.

Për çështje ekonomike: Sky, Dazn e Img që kanë shprehur kundërshtimin e tyre për pagesën e këstit të gjashtë, duke pretenduar një ulje të ndjeshme me formatin e reduktuar të turneut. Ka shumë motive për të cilat mazhoranca e klubeve të Serie A i kundërvihet idesë së playoff dhe playout, një skenar që në radhë të parë do të ndryshonte rregullat në vazhdim.

Për të fituar titullin, për të arritur Evropën ose mbijetesën klubet kanë hartuar një plan që përfshin gjithë sezonin sportiv, ndoshta kanë financuar një merkato të pasur dimri për të arritur tek objektivi final. Skeptik edhe presidenti i Coni, Giovanni Malagò: “Playoff dhe playout? Nuk mund të mendosh se kampionati nis dhe përfundon ose nuk e di se çfarë do të ndodhë. O gjithçka o asgjë. Kjo është ideja ime. Për këtë them se duhet një plan B, si e ka bërë Gjermania duke vënë në siguri sistemin me anë të një akordi me televizionet. Ndërkohë, tek ne nuk ka ende asgjë”.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë