Futboll

Futboll me ‘marsh të pestë’, luhen sot ndeshjet e 1/16-ve të Kupës së Shqipërisë

Gazeta Si - Futboll në fundjavë dhe në mesjavë. Në këtë fundviti nuk ka asnjë ditë pushim për skuadrat tona, që përveç impenjimit të ngjeshur në kampionat, kanë edhe kompeticionin tjetër, Kupën e Shqipërisë.

Luhen sot 8 ndeshje të fazës së 1/16-ve të Kupës së Shqipërisë, ku kualifikimi vendoset vetëm me një takim dhe jo me sistemin vajtje-ardhje. Në këtë tur marrin pjesë dy skuadra të Superiores, Dinamo dhe Skënderbeut, të tjerat vijnë nga Kategoria e Parë dhe e Dytë.

Dinamo dhe Skënderbeu kanë duele të lehta në letër, me kryeqytetasit që presin Orikun dhe korçarët Turbinën, dy kundërshtarë që vijnë nga dy nivele më poshtë.

Nga faza e 1/8-ve futen në garë edhe skuadrat e Superiores, ato që sezonin 2022-2023 u renditën nga vendi i parë në të tetin. Konkretisht janë Partizani, Tirana, Egnatia, Vllaznia, Laçi, Teuta, Kukësi dhe Erzeni.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë