Trend

Fustani me luleshtrydhe i dizenjuar nga një Shqiptare është bërë trendi i këtij viti

Ky vit padyshim që kërkonte një fustan të lezetshëm, me ngjyrë të lehtë, që të na largonte pak a shumë nga gjithë situata që bota ndodhet.
Këtë e ka bërë vajza nga Kosova, Lirika Matoshi, 24 vjeçarja që punon si stiliste në Nju Jork.
Fustani me një mantel ngjyrë rozë pastel dhe luleshtrydhe të vogla kudo, duket si diçka që do të vishte Marie Antoinette nëse ajo do të ishte blogere e këtyre ditëve.

Zara ka filluar imitimin e këtij fustani por siç dhe shihet në komentet e njerëzve, aty kushton 10 herë më shumë dhe nuk i afrohet origjinalit.
Origjinali ka frymëzuar shumë njerëz ku tashmë dhe po bëhen meme të panumërta në rrjete sociale të Led Zeppelin me fustanin apo të Hannibal Lecter.
"Unë e pashë veshjen në prill dhe pashë që po fitonte popullaritet çdo ditë e më shumë." tha Avery Mayeur, 20 vjeçe, studente në Universitetin "Ryerson" në Toronto.
Sipas Lyst, platforma globale e kërkimit të modës, tregon që fustani i luleshtrydhes është kërkuar pafund që nga fillimi i gushtit.
Të famshëm duke përfshirë Tess Holliday dhe së fundmi, vajzën 12-vjeçare të Busy Philipps, Birdie, e kanë veshur atë.
Avery Mayeur mendon se fustani me luleshtrydhe "jep një gjallëri të butë dhe diçka delikate dhe unike në një kohë pandemie dhe problemesh."
"Sapo e pashë, menjëherë u dashurova," tha Mayeur, video e së cilës, me fustanin me luleshtrydhe ka pesë milion shikime në TikTok. "Më kujton diçka që ju do të vishnit për të shkuar në një shëtitje me qenin tuaj ose për të bërë një piknik pranë liqenit." tha ajo.
Mayeur e donte veshjen aq shumë sa shpiku një personazh, Hina Tskuru të cilën e veshi me fustanin e Lirika Matoshi.
Ndjekësit e saj e panë dëshirën e madhe të saj sa filluan të dhurojnë para në llogarinë e saj dhe përfundimisht ajo grumbulloi para të mjaftueshme për të blerë fustanin.

"Ishte e pabesueshme që ndjekësit e mi u kujdesën aq shumë për mua dhe donin të më shihnin të lumtur." tha Mayeur.
22 vjeçarja Harley Carter, studente në Universitetin "George Washington", i cili tregon se e ka parë për herë të parë fustanin me luleshtrydhe kur Tess Holliday, një modele dhe aktore, e veshi atë në tapetin e kuq të Grammys në janar. Deri në maj, ajo kishte kursyer para të mjaftueshme për të blerë fustanin si një dhuratë për ditëlindje.
"Kjo më bën të ndjehem si princeshë." tha ajo.
22 vjeçarja Serena Pinuelas tha se fustani thjesht ngjall gëzim te njerëzit gjatë një kohe kaq të keqe.
"Është si një simbol i shpresës dhe fuqisë" thotë Serena.
Serena u fiksua me fustanin me luleshtrydhe që nga minuta e parë që e ka parë në Instagram dhe kur i mbërriti në postë, " zemra po rrihte aq shumë sepse isha e emocionuar." thotë ajo.
Përvoja e veshjes së fustanit është "ndoshta më e mira që kam ndjerë brenda disa muajsh".
Selena po planifikon një piknik me shokët dhe shoqet e saj, njëra prej të cilave ka të njëjtin fustan por nga Lirika Matoshi.
"Duket si diçka që ju vishni për një xhiro apo diçka në të cilën do të martoheni," tha Carter. Por ndoshta kjo është pikërisht arsyeja e popullaritetit të veshjes.
Dizenjuesja, Lirika Matoshi, tha se veshja bazohet në vetë kujtimet e saj të rinisë.
"Kjo më kujton kohët e fëmijërisë" tha ajo.
Matoshi u rrit në Kosovë gjatë luftës dhe fëmijëria e saj nuk ishte aspak e bukur dhe nuk mund të përfaqësohet me një fustan me luleshtrydhe dhe erë të këndshme.
Ajo shpjegon se është rritur me histori tmerri, si gratë u dhunuan dhe si u masakruan njerëz të pafajshëm.
Për këtë, ëndrra e saj e vetme ishte që një ditë do të udhëtonte dhe të përfaqësonte vendin e saj dhe t’i ndihmonte sa të mundej. Matoshi kishte pritur që shitjet të binin për shkak të pandemisë por, në vend të kësaj, shitjet janë rritur 1000% që kur fustani u shit në janar.
"E gjithë jeta ime është kjo veshje," tha ajo.
Sarah Hambly, e cila është një masë më e madhe sesa fustani ka vendosur të krijojë të njejtin fustan por në masën e saj trupore dhe këtë eksperiencë e ka ndarë dhe me ndjekësit e saj në TikTok.
"Doja të bëja një video të frymëzuar nga fustani me luleshtrydhe, në mënyrë që njerëzit që nuk mund të kenë origjinalin, por që kanë aftësi të qepin, mund të paktën të kenë versionin e tyre të veshjes," tha ajo.

Lirika Matoshi është e lumtur që më në fund puna e saj u shpërblye dhe fustani i saj arriti të gëzojë njerëzit në një kohë kur kemi pak arsye për të qenë të lumtur.

Burimi:NewYorkTimes\Përktheu:Gazeta "Si"


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë