Rend dhe Ligj

Fushë-Krujë, vritet me armë zjarri një 35-vjeçar

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të shtune në fshatin Halil në Fushë-Krujë.

Nga të shtënat me armë ka mbetur i vdekur një 35-vjeçar.

Viktima u identifikua si Julian Halili. Mësohet se ai është qëlluar nga xhaxhai i tij, Shkëlqim Halili, por arsyet nuk bëhen ende me dije.

Policia ka nisur hetimet për ngjarjen si dhe po punon për kapjen e autorit.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë