Ka ndodhur

Fushë Krujë, thyen vendimin e gjykatës dhe godet dy policët e burgut

Një 41-vjeçar është arrestuar nga në Krujë, pasi ka goditur për shkak të detyrës dy punonjës të burgut të Fushë Krujës.

Në pranga ka rënë B.C., 41 vjeç, banues në Fushë Krujë, sepse dyshohet se ka thyer vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë Krujë, e cila i ka caktuar dënimin alternativ “Qëndrim në Shtëpi”, për periudhën e mbetur të dënimit për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”, kryer në bashkëpunim.

Po ashtu, i ndaluari në ambientet e IEVP-së Fushë Krujë, ka goditur për shkak të detyrës dy punonjës të këtij institucioni.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë