Një fushatë e re u kërkon njerëzve mes moshës 45 dhe 60 vjeç, të kenë një rregull të caktuar për disa ditë, të mos konsumojnë pije alkoolike.
Mosha e mesme konsumon pijë alkoolike më shumë se moshat e tjera. Një sondazh i YouGov, zbuloi se kjo grup moshë konsumon më shumë pije alkoolike se sa hanë ushqime të shëndetshme.
Mjekët thonë se “një ditë larg pijes”, përmirëson gjumin, ndihmon në humbjen e peshës, zvogëlon rrezikun e tensionit të lartë dhe kancerit.
Dr. Julia Verne, një zëdhënëse për sëmundjen e mëlçisë në Shëndetit Publik në Angli, tha: "Duke pasur një ditë pushimi ju jep një shans për të pastruar sistemin tuaj , forcon shëndetin e mëlçisë dhe gjithashtu ka një ndikim të menjëhershëm në gjumin tuaj”.
"Njerëzit na kanë thënë gjithashtu se ideja për një ditë 'pa pije' është shumë më e lehtë për t'u menaxhuar, sesa zvogëlimi i sasisë së alkoolit, për shembull, nga një gotë e madhe verë në një gotë të vogël verë".
Fushata, Drink Free Days është një bashkëpunim midis Shëndetit Publik në Angli dhe Drinkaware.
Sondazhi i YouGov, nga PHE dhe Drinkaware, anketuan rreth 9 000 të rritur të moshës 18 deri në 85 vjeç gjatë muajve maj dhe qershor të këtij viti.
Nga sondazhi u gjet se një në pesë persona konsumojnë pije jashtë normës së lejuar.
Ndërsa dy e treta thanë se më të lehtë e kishin të qëndronin pa ushqim, se sa të qëndronin larg pijes.
Dr Verne tha: "Shumica e njerëzve të moshës së mesme nuk pinë për tu dehur , ata e shohin alkoolin si një aktivitet shoqëror ose si shpërblim për sukses ose kompensim për një ditë të vështirë në punë, është bërë zakon dhe pjesë e jetës së tyre. "Por sa më shumë që pini, aq më shumë rrisni rrezikun e presionit të lartë të gjakut, sëmundjeve të zemrës dhe të mëlçisë dhe kancerit. “Në fund të fundit ju shkurtoni jetën tuaj nëse nuk qëndroni larg alkoolit”
Ajo gjithashtu vuri në dukje se shumë njerëz në këtë demografik po luftonin me mbipeshën e tyre, dhe se shumë prej atyre që janë mbipeshë nuk kuptojnë se shkak është alkooli.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.