Shendet

Fushat sportive me bar artificial duhet të reduktohen, të rrezikshme për shëndetin

Agjencia Europiane e Kimisë (ECHA), po mendon për alternativa të tjera që mund të zëvendësojnë fushat sportive me bar artificiale dhe kryesisht produktin që përdorin për mbushjen e hapësirave, pasi përbërja e tyre është nga mikroplastika, një përbërës shumë i dëmshëm për shëndetin e njeriut, por Bashkimi Europian nuk ka vendosur ende t’i ndalojë ato.
“Asnjë propozim i tillë nuk është përgatitur nga Komisioni,” tha zëdhënësja ekzekutive e Komisionit Europian, Natasha Bertaud, duke mohuar raportet e mediave ndërkombëtare se KE po planifikonte të ndalonte përdorimin e fushave sportive me bar artificial.
Sipas saj, ajo që anëtarët po bëjnë është të adresojnë më mirë ndikimin mjedisor dhe shëndetësor të mikroplastikës dhe inkurajimin për zhvillimin e alternativave të qëndrueshme.
Mikroplastikat janë grimca shumë të vogla të plastikës të prodhuara nga tekstilet sintetike. Ato prodhohen për një qëllim specifik siç është në rastin e materialit të mbushjes së hapësirave të vogla në fushat artificiale. Ky produkt përveçse është një burim ndotje për mjedisin, shpesh herë është konsumuar nga kafshët, duke ndikuar në mirëqenien e zinxhirit ushqimor dhe shëndetin e njerëzve.

Bari artificial është burim i mikroplastikës

Tufat e barit artificial të fushave sportive janë një burim i konsiderueshëm i mikro-plastikës në mjedis, pasi raportet kanë treguar se nevojiten nga 18,000 dhe 72,000 ton në vit mikro-plastikë për fushat sportive dhe sipas ECHA, duke qenë se materiali përdoret për të mbushur hapësirat e vogla, atëherë dihet që copëzat e vogla plastike krijohen me qëllim. Edhe pse bari artificial i përdorur për praktikën sportive konsiderohet të jenë një alternative miqësore për me mjedisin, pasi shpesh krijohen nga plastika të riciklueshme dhe mundësojnë zvogëlimin e përdorimin të ujit, ndikimi i tyre ekologjik është gjithashtu i rëndësishëm.
Pas një hetimi të nisur në vitin 2018, ECHA vendosi të propozojë një kufizim në të gjithë BE-në, mbi përdorimin e mikro-plastikës së krijuar qëllimisht, duke synuar kështu shmangien e 400.000 ton mikro-plastikë brenda 20 viteve të ardhshme.
Gjatë vitit të kaluar ECHA, filloi një konsultë publike mbi ndikimin socio-ekonomik të largimit të mikro-plastikës, duke përfshirë faktin se mund të përdoren produkte alternativa në fushat sportive ekzistuese, të tilla si bërthama ulliri, fibra të arrës së kokosit e të tjera.

Rreziqet shëndetësore
Në vitet e kaluara Komisioni Europian, kërkoi që ECHA të analizojë ndikimin që do të kishte ky produkt në shëndetin e njerëzve, sidomos në momentin që Agjencia konfirmoi se mikro-plastika është e përbërë nga substanca të rrezikshme.
Vlerësimi i ECHA arriti në përfundimin se ekzistonte “një nivel ekspozimi shumë i ulët ndaj shëndetit të njerëzve,” pasi përqendrimi i materialit të rrezikshëm ishte “i papërfillshëm” dhe nën kufijtë që lejon BE-ja. Sidoqoftë, Instituti Kombëtar Hollandez për Shëndetin Publik dhe Mjedisin, parashtroi përpara disa ditësh, një propozim që të kufizoheshin tetë hidrokarbureve aromatike poliklike, që gjenden në mikro-plastikën e cila përdoret për fushat sportive artificiale, pasi këto hidrokarbure janë cilësuar nga shumë studime si tepër të rrezikshme./Euractiv/

 

Më Shumë