Një 65-vjeçare këmbësore është aksidentuar për vdekje. Ngjarja ka ndodhur në aksin rrugor Fushë Krujë-Thumanë, ku mjeti tip fugon, me drejtues shtetasin I.M., 21 vjeç ka aksidentuar këmbësoren, shtetasen S.B., 65 vjeçe, e cila ka ndërruar jetë.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit. Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në Polici për veprime të mëtejshme.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.