Fuqitë europiane kanë ndërmarrë sot hapin e parë për t’u shkëputur nga marrëveshja bërthamore me Iranin, pasi si ky i fundit ka shkelur të gjitha kufizimet që përcakton ky pakt. Franca, Gjermania dhe Mbretëria e Bashkuar kanë aktivizuar një mekanizëm zyrtar që mund të parashikojë fundit e kësaj marrëveshje, duke i lënë kështu “terrenin e lirë” Iranit për prodhimin e armëve bërthamore.
Irani gradualisht ka shkelur të gjitha kufijtë për prodhimin e uraniumit, i cili mund të përdoret për ndërtimin e reaktorëve dhe armëve bërthamore. Kut u nënshkrua marrëveshja me Iranin të binte dakord të kufizojë aktivitetet e tij të prodhimit të armëve dhe se do të lejonte inspesktimin e tyre në këmbim të heqjes së sanksioneve ekonomike.
Teherani thotë se nuk do të respektojë asnjë nga këto kufizime në përgjigje të sanksioneve të rivendosura nga SHBA-ja, në vitin 2018. Por ditët sotme, Franca, Gjermania dhe Mbretëria e Bashkuar thanë se nuk e pranojnë argumentin e Iranit.
Presidenti Donald Trump rivendosi sanksionet për të detyruar Iranin të rinegocionte një marrëveshje të re që do të vendoste kufizime shumë më të fuqishme në programin e tij bërthamor dhe gjithashtu do të ndalojë prodhimin e raketave balistike.
Palët e tjera të marrëveshje, tre fuqitë europiane plus Kina dhe Rusia, janë përpjekur ta mbajnë gjallë. Por sanksionet kanë bërë që eksportet e naftës në Iran të bien dhe vlera e monedhës së tij të bjerë, duke cuar në rritjen e inflacionit. Ditët e djeshme Irani këmbënguli se programi i tij bërthamor është ndërmarrë ekskluzivisht për qëllime paqësore.
Traktatet dhe marrëveshjet zakonisht kanë mekanizma të caktuar për të lejuar njërën palë të kundërshtojë palën tjetër nëse mendojnë se kushtet e këtij pakti po shkelen. Por ky nuk duket të jetë rasti i marrëveshjes bërthamore të Iranit.
Kjo për shkak se pala kryesore, SHBA-ja, tashmë e ka braktisur këtë marrëveshje. Nga ana e tij, Irani ka ndërmarrë një seri hapash për të shkelur kufizimet e marrëveshjes. Pra, marrëveshja ekziston, por në një lloj harrese, e braktisur nga dy nënshkruesit e saj më të rëndësishëm.
Në këto kushte, fuqitë europiane janë duke ndërmarrë hapin e parë zyrtar drejt “vrasjes përfundimtare” të kësaj marrëveshje. Ata këmbëngulin se do të qëndrojnë pranë saj për aq kohë sa ajo zbatohet ose të arrihet një marrëveshje që do të aprovohet edhe nga SHBA –ja.
Por sipas ekspertëve, Irani nuk ka gjasa të pranojë të nënshkruaj një marrëveshje të re, e cila do të kufizonte edhe më shumë programet e tij raketore dhe mbase edhe ndikimin e tij në rajon. Nga ana tjetër, është edhe më e vështirë që Presidenti Trump të heqë sanksionet ndaj Iranir, aq më pak kur ai beson se protestat kundër regjimit janë një sinjal se strategjia e tij po funksionon.
Pse po veprojnë tani fuqitë evropiane?
Në një deklaratë të përbashkët, ministrat e jashtëm francez, gjermanë dhe britanikë përsëritën keqardhjen e tyre për vendimin e SHBA për t'u tërhequr nga marrëveshja bërthamore e njohur zyrtarisht si Plani i Përbashkët i Përbashkët i Veprimit (JCPOA) dhe thekuan se do të donin që kjo marrëveshje të shpëtonte, edhe pse gjasat janë të pakta.
Ministrat thanë që vendet e tyre kishin punuar shumë për ta rikthyer Iranin në tavolinën e bisedimeve me SHBA-në, për të ulur tensionet.
"Ne mbetemi plotësisht e angazhuar në këtë përpjekje diplomatike," shtuan ministrat. "Sidoqoftë, ndërkohë Irani ka vazhduar të shkelë kufizimet kryesore të përcaktuara nga ky pakt. Veprimet e Iranit janë në kundërshtim me dispozitat e marrëveshjes bërthamore dhe kanë implikime gjithnjë e më të rënda në rritjen e tensioneve”, theksuan ata.
Ministrat thanë se vendimi i Iranit më 5 janar për të shkelur kufizmin kryesor të prodhimit të uraniumit, nuk u kishte lënë zgjidhje tjetër.
Britania e Madhe i ka dalë në krah sot SHBA-së, duke thënë se marrëveshja bërthamore e Iranit duhet të zëvendësohet me një marrëveshje të re. Sipas kryeministrit britanik Boris Johnson kjo marrëveshje duhet të arrihet nga presidenti Donald Trump.
Boris tha se ai e kuptoi shqetësimin e SHBA-së se marrëveshja e vitit 2015 ishte jo funksionale dhe se duhej arritur një pakt tjetër për të ndaluar Teheranin nga blerja apo prodhimi i armëve bërthamore.
"Nëse do ti japin fund kësaj marrëveshjeje, atëherë do të kemi nevojë për një të re," tha ai në një intervistë me “BBC. "Le ta zëvendësojmë me një marrëveshje nga Trump."
Presidenti Trump e ka përshkruar nga ana tjetër këtë pakt si marrëveshjen më të keqe të negociuar ndonjëherë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.