Keshilla

Fuqia magjike e hudhrës

Jo më kot hudhra është cilësuar si antibiotiku më i mirë natyral.

Përfitimet shëndetësore që vijnë nga hudhra janë të shumta, veçanërisht hudhra është e mirë për gjakun. Disa studime kanë zbuluar se hudhra ul nivelin e yndyrnave në gjak. Konsumi i hudhrës, mund të ulë kolesterolin në gjak, deri në 12%. Megjithatë, studime të mëtejshme, patën përplasje opinionesh për këtë fakt. Në një studim në vitin 2000, i cili u mor me të njëjtën temë, u tregua se vërtet hudhra mund të ulë nivelin e kolesterolit në gjak, por jo me shumë se 4-6%.

Gjithashtu hudhra siç dihet, lufton edhe tensionin e lartë të gjakut. Kjo veti e hudhrës është studiuar, por akoma ngelet me mëdyshje. Disa studime kanë treguar se, konsumi i hudhrës, ka pasur rezultat ulje të konsiderueshme të tensionit (rreth 7,7mmHg të tensionit sistolik dhe rreth 5mmHg atë diastolik).
Gjithashtu hudhra mund të luftojë edhe disa probleme të tjera të zakonshme.

Ne do ju sjellim disa truke që mund të realizoni nga fuqia magjike e hudhrës:
Fytyra
Nëse ju ka dalë një puçërr e tmerrshme dhe ju duhet ta zhdukni deri nesër: Prisni një thelb hudhër dhe vendoseni ku ju duhet, mbajeni aty rreth 20 minuta dhe pastaj largojeni por mos e pastroni atë zonë. Gjatë natës hudhra do të bëjë efektin e saj duke e përtharë e më pas do e zhduk atë puçërr.

Këmbët
Të gjithëve na ndodh të mos na përshtaten këpucët dhe më e keqja është kur nuk mund të veshësh as këpuca të tjera. E për këtë ju vjen në ndihmë hudhra, fërkoni me hudhër plagën që ju kanë shkaktuar këpucët, ajo do të bëjë dezinfektimin dhe do të mbyll shpejt plagën.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë