Keshilla

Fuqia çudibërëse e shafranit të Indisë

Mënyra më e mirë për të pasur shëndet të fortë dhe për të qenë sa më në formë, është të hani ushqim të shëndetshëm me përbërës natyralë. Janë një sërë ushqimesh që bëjnë pjesë në listën e ushqimeve më të mira për shëndetin dhe që njihen për vlerat e veçanta të tyre, ndër to edhe shafrani i Indisë.

Shafrani i Indisë është një përbërës i mahnitshëm natyror që mund të përdoret për të trajtuar probleme të ndryshme shëndetësore. Në mjekësi është përdorur për më shumë se katërqind vjet! Duke qenë pjesë e familjes së xhenxhefilit, shafrani i Indisë është i mbushur plot me antioksidantë, vitamina dhe minerale. Ai përmban komponime bioaktive që kanë aftësi të forta medicinale. Studimet zbuluan se shafrani i Indisë ka komponime të quajtura kurkuminoide që janë anti-inflamatore dhe antioksidantë të fuqishëm. Nëse filloni të merrni shafran të Indisë çdo ditë do të vini re ndryshime në trupin tuaj!


Lehtëson dhimbjet e kyçeve
Nëse vuani nga dhimbjet e kyçeve shafrani i Indisë do të jetë miku juaj më i mirë. Një studim i vitit 2006 tregoi se shafrani i Indisë ishte efektiv në parandalimin e dhimbjeve të kyçeve.

Djeg dhjamin
Shafrani i Indisë mund të ndihmojë trupin tuaj të djegë dhjamin. Është i rekomanduar gjerësisht si një shtojcë dietetike, mund t'i ndihmojë njerëzit të humbin peshën në mënyrë efektive. Ndihmon trupin tuaj të djegë dhjamin dhe të kthehet në energji!

Redukton rreziqet e kancerit
Shafrani i Indisë mund të reduktojë edhe shanset rrezikut te kancerit. Sipas hulumtuesve, shafrani i Indisë lufton kancerin gastrointestinal, kancerin genito-urinar, kancerin e gjirit, kancerin e vezoreve, kancerin e qelizave skuamoze të kokës dhe qafës, kancerin e mushkërive, melanomën etj.

Forcon shëndetin e trurit
Shafrani mund të zvogëlojë simptomat e çrregullimeve mendore siç janë demencia dhe Alzheimer.

Ju bën më të lumtur
Shafrani mund të veprojë gjithashtu si antidepresiv. Gazeta e hulumtimit "Phytotherapy" botoi një studim që kreu në mbi 60 njerëz që vuanin nga çrregullimi bipolar. Studiuesit i ndanë njerëzit në dy grupe, njërin grup e trajtuan me Prozacin dhe tjetrën me shafran Indie. Grupi i cili u trajtua me shafran Indie tregoi se ky ushqim kishte po aq efektivitet sa medikamenti i përdorur në grupin tjetër, në trajtimin e ndryshimeve të humorit dhe episodeve depresive.

Keni lëkurë më të pastër
Shafrani i Indisë është i njohur për aftësinë e tij për të pastruar lëkurën. Ka veti antioksiduese që mund të trajtojnë ekzemën dhe aknet.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë