Futboll

Fundjava rikthen futbollin, nisin Kategoria e Parë dhe e Dytë

Më në fund, futbolli kombëtar do të nisë ndeshjet zyrtare, jo me Superioren, por me Kategorinë e Parë dhe Kategorinë e Dytë. Federata Shqiptare e Futbollit ka njoftuar zyrtarisht nisjen e edicionit më këto kategori, ndërsa për Superioren nuk ka ende një vendim zyrtar.

“ Sa i përket Superiores, siç është njoftuar edhe nga Liga Profesioniste, vendimi do të merret në mbledhjen që presidentët e klubeve do të zhvillojnë ditën e premte”, - shkruan FSHF në njoftimin zyrtar.

Kuptohet që vëmendja është e gjitha te Superiorja, që ka bojkotuar prej shumë javësh për shkak të disa kërkesave që ka ndaj qeverisë, por nisja e garave zyrtare me kategoritë inferiore është një hap i rëndësishëm, pasi koha ishte limituar. Sipas të gjitha gjasave, Superiorja do të nisë javën e ardhshme.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë