Rend dhe Ligj

Fundjava në Tiranë nis me 10 të arrestuar

Shpejtësia mbi norma, xhamat e errët apo drejtimi i mjetit në gjendje të dehur kanë qenë disa shkelje  që kanë çuar në arrestimin e 10 personave  mbrëmjen e së premtes nga  Policia Rrugore e Tiranës, e cila edhe gjatë fundjavës ushtrimin e kontrolleve në funksion të parandalimit të aksidenteve dhe verifikimit të kundravajtjeve administrative.Nga kontrollet e deritanishme, janë verifikuar dhe arrestuar në  kushtet e flagrancës 10 persona, nga të  cilët 8 për drejtim mjeti në  gjendje të  dehur dhe 2 të  pa pajisur me leje drejtimi, thuhet në njoftimin e policisë.

Gjithashtu janë pezulluar 36 leje drejtimi, nga te cilat 25 për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit dhe 11 të  tjera për shpejtësi mbi normat e lejuara. Janë konstatuar dhe ndëshkuar 5 drejtues mjetesh për mos rregullim shpejtësie ne qendrat e banuara. Janë konstatuar dhe ndëshkuar 8 mjete për xhama të  errësuar. Janë konstatuar dhe ndaluar administrativisht 16 mjete për detyrime administrative të  pashlyera Si dhe janë vendosur 110 masa administrative për shkelje te tjera te rregullave te qarkullimit rrugor. Kontrollet do vazhdojnë pa ndërprerje, me qëllimin e vetëm, parandalimin e ngjarjeve rrugore me pasoja për jetën dhe shëndetin e përdoruesve te rrugës.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë