Futboll

Fundjava e kuqezinjve/ Bare spikat në Spanjë, Berisha dhe Veseli në Itali

Fundjava që lamë pas nuk ishte aq pozitive për futbollistët e Kombëtares që luajnë në kampionatet e huaja. Disa kanë qëndruar në stol, të tjerë kanë shënuar në portën e tyre. Kanë mundur të lënë shenjë vetëm Keidi Bare në Spanjë dhe dy kuqezinj që luajnë në Serinë B në Itali.

Frederik Veseli i ka habitur të gjithë me një gol të fantastik të shënuar në fitoren 0-3 të Salernitanës në fushën e Entelës. Mbrojtësi ynë realizoi me një gjuajtje të bukur nga jashtë zonës. Një ndeshje mjaft të mirë ka zhvilluar edhe Spali i Etrit Berishës, që mori një fitore të rëndësishme ndaj Leçes në transfertë. Portieri kuqezi ishte ndër më të mirët për skuadrën e tij, kurse Dermaku ishte në stol.

Veseli feston me shokët e ekipit golin e fundit. Gazeta Si, 12 prill 2021

Empoli i Bajramit fitoi 0-1 në fushën e Rexhanës së Arlind Ajetit, që luajti 90 minuta, kurse mesfushori fantazist që u grumbullua nga trajneri Reja së fundi, u zëvendësua në pjesën e dytë. Bajrami ende nuk ka marrë lejen nga FIFA për të luajtur me Shqipërinë.

Duke mbetur në Itali, Strakosha dhe Hysaj nuk u aktivizuan asnjë minutë këtë fundjavë me skuadrat e tyre. Lacio dhe Napoli fituan në transfertë, përkatësisht ndaj Veronës dhe Sampdorias. Gjimshiti u aktivizua në pjesën e dytë të ndeshjes me Fiorentinën, ku Atalanta fitoi 2-3. Kumbulla vazhdon të jetë jashtë skuadre, pas dëmtimit që pësoi në ndeshjen me Andorrën.

Në kampionatet e tjera, mund të veçohet Keidi Bare, i cili ka qenë një nga më të mirët për Epsanjolin në fitoren 2-1 ndaj Leganes. Mesfushori fierak dha pasimin për golin e dytë të Espanjolit, që kryeson kampionatin edhe është shumë pranë kthimit në La Liga. Rei Manaj këtë herë ngatërroi portën dhe i shënoi skuadrës së tij.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë