Para

Fshihet borxhi 1 mld USD i vendeve në zhvillim

Rreth 1 miliard dollarë borxh nga vendet me ekonomi në zhvillim do të anullohet sipas një propozimi botëror nga Konferenca e Kombeve të Bashkuara mbi Tregtinë dhe Zhvillimin (UNCTAD, United Nations Conference on Trade and Development) e zhvilluar të enjten e cila ka si synim t’i ndihmojë këto vende për të kaluar impaktin nga pandemia e koronavirusit.

Ekonomitë në zhvillim të cilat kanë kohë që po përballen me barrën e borxhit të tyre që po u rritet, u duhet tani të përballen edhe me një rënie ekonomike botërore në nivel rekord e cila po godet rëndë çmimet e naftës dhe të produkteve të tyre eksportuese duke dobësuar kështu valutat e tyre vendase.

Në të njëjtën kohë këtyre vendeve u duhet që të shpenzojnë më shumë valutë në shëndetësi dhe në mbrojtjen e ekonomive të tyre. Sipas UNCTAD, 64 prej këtyreve vendeve me ekonomi në zhvillim janë aktualisht duke shpenzuar më shumë për borxhet qe poseidojnë se sa mbi sistemet shëndetësore.

Kjo është një botë në të cilën falimentimet e shteteve në zhvillim si pasojë e borxhit të tyre janë të pashmangshme”, shprehet Richard Kozul-Wright drejtor i divizionit të Globalizimit dhe Zhvillimit të strategjive në UNCTAD, në një video konferencë me gazetarët.

Richard Kozul-Wright drejtor i divizionit të Globalizimit dhe Zhvillimit të strategjive në UNCTAD

Në një raport që bën thirrje për një plan për të lehtësuar barrën e borxhit të vendeve në zhvillim, UNCTAD vlerësoi kërkesat e likuiditetit dhe financimit të tyre për shkak të pandemisë në të paktën 2.5 bilionë dollarë.

Vendet në zhvillim me të ardhura të larta kanë detyrime të shërbimit të borxhit nga 2 deri në 2.3 bilionë dollarë për vitet 2020 dhe 2021, ndërsa vendet me të ardhura të mesme dhe të ardhura të ulëta kanë detyrime të shërbimit të borxhit nga 700 miliardë dollarë deri në 1.1 bilionë dollarë.

Pasi kishin derdhur rreth 8 bilionë dollarë në stimul për ekonomitë e tyre, grupi i 20 vendeve të pasura (pra G20-a) javën e kaluar pranoi të pezullojë pagesat e borxhit nga vendet më të varfëra në botë deri në fund të vitit.

“Por ti je duke vonuar kështu zgjidhjen e problemit”, shprehet zoti Kozul-Wright duke shtuar se, “në këtë mënyrë ti pretendon se problemi do të ike pas dy ose tre vitesh nëse rritja rikthehet në ekonominë botërore.”

Marrëveshja e Borxhit Botëror

Kjo ka pak impakt në barrën e përgjithshme të borxhit që mbajnë vendet me ekonomi në zhvillim, sipas agjencisë pasi paratë do të nevojiten të paguhen përsëri me interesa në fund të pezullimit (apo shtyrjes).

Në vend të kësaj, ajo bëri thirrje për një "Marrëveshje Globale të Borxhit" që do të lejojë ngrirje për një vit të borxhit, e cila mund të zgjatet pas një shqyrtimi. Më pas do të pasohet me programe të lehtësimit dhe ristrukturimit të borxhit për të siguruar qëndrueshmëri afatgjatë, një proces që do të kërkonte anullimin e një pjese të madhe të borxhit.

Duke përdorur si shembull Gjermaninë e pas luftës të cilës i’u anullua rreth gjysma e borxhit, UNCTAD përllogariti se shifra për vendet me ekonomi në zhvillim do të ishte rreth 1 bilionë dollarë.

 Një autoritet i pavarur mund të merret me mbikqyrjen e borxhit e jo FMN-ja dhe Banka Botërore të cialt janë kreditorët kryesorë të vendeve të varfra e si rrjedhojë jo të paanshme, sipas UNCTAD.

Zoti Kozul-Wright shprehet se është në interesin e vendeve të pasura për të mbështetur një plan që lejon vendet në zhvillim të përqëndrojnë burimet e tyre në luftimin e koronavirusit të ri se sa në borxhin e jashtëm.

“Kjo nuk është thjesht një bamirësi”, shprehet ai. “Pandemia e shëndetit do të godasë eventualisht pjesën më të madhe të jugut. E nëse kjo ndodh do të ketë një goditje rikoshet përsa i përket sistemit shëndetësor tek vendet që mendonin se e kishin në një farë mënyrë nën kontrroll virusin. Kjo është pothuajse e pashmangshme”./Reuters


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë