Futboll

FSHF shtyn ndeshjen e Partizanit, shkak impenji europian i kampionëve në fuqi

Gazeta Si – Në fundjavë starton kampioni i ri i “Abissnet Superiore”, me ndeshjet të ndara në dy ditë, 26 dhe 27 gusht 2023. Por ky kampionat do të statojë me 4 ndeshje të javës dhe jo 5, sepse Partizani-Teuta është shtyrë në një datë të pacaktuar.

Shkak për këtë vendim të FSHF-së është bërë impenji i Partizanit në Ligën e Konferencës, ku kampionët në fuqi kanë shkuar në Play-off. “Klubi i Partizanit ka bërë kërkesë për shtyrjen e ndeshjes së javës së parë ndaj Teutës. Me dakortësi të klubit Teuta dhe FSHF-së kjo ndeshje do të luhet në një tjetër datë, që do të përcaktohet në një moment të dytë”, - shkruhet në njoftimin zyrtar të FSHF-së.

Ndeshja e parë e sezonit 2023-2024 është Egnatia-Skënderbeu, që luhet ditën e shtunë, në orën 17:00. Po të shtunën, por në mbrëmje luhet Vllaznia-Kukësi, kurse të dielën zhvillohen ndeshjet Laçi-Erzeni dhe derbi Dinamo-Tirana që do të luhet në stadiumin e Elbasanit.

“Abissnet Superiore”, Java 1
Partizani-Teuta (E shtyrë)
Laçi-Erzeni 27.08.2023, ora 17:00
Vllaznia-Kukësi 26.08.2023, ora 20:00
Egnatia-Skënderbeu 26.08.2023, ora 17:00
Dinamo-Tirana 27.08.2023, ora 20:00 (Elbasan)


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë