Vende dhe Udhetime

Fshatrat më mbresëlënës të Spanjës

Fshatra që puthin retë malore, fshatra me shtëpi të bardha, rrugë që dalin nga deti dhe miliona pllaka mozaiku. Këto janë vetëm disa nga gjërat me vlerë që do t'i gjeni në listën zyrtare të Fshatrat më të Bukur të Spanjës. Të drejtuar nga Shoqata e Fshatrave më të Bukur të Spanjës, lista tani përmban 94 vendbanime. Fshatrat ndodhen kryesisht në ishujt Kanarie dhe ata Balearë.

Castellar de la Frontera është ndërtuar në një kodër brenda Parkut Natyror Los Alcornocales në Cadiz. Fshati me ndërtesat e bardha është ndërtuar brenda mureve të një kështjelle. Në ditë të kthjellta, nga maja e kodrës mund të shohësh deri në Gjibraltar dhe bregdetin e Afrikës së Veriut.

El Castell de Guadalest është vetëm 25 kilometra (15 milje) nga Benidorm, por është një botë larg përsa i përket pamjeve. Ky fshat valencian ngrihet në majë të një prej shkëmbinjve gelqerorë të Sierra d'Aitana jashtë ujërave të rrjedhshëm të Rezervuarit Guadalest. Pavarësisht se është i largët, rrugët e tij me kalldrëm janë plot e përplot me kafene dhe dyqane suveniresh dhe mund të eksplorosh rrënojat e një kështjelle të shekullit të 11-të.

Fshati Miranda del Castañar ndodhet në zemër të vargmalit Sierra de Francia në Provincën Salamanca dhe ka 400 banorë. Ai është një ndër fshatrat më të vjetër të Spanjës. Atmosfera është mesjetare dhe cilësohet nga udhëtarët se të vizitosh këtë fshat është si të udhëtosh me shekuj mbrapa në kohë.

Duket sikur shkëmbi që rrethon Setenil de las Bodegas është pjesë e vendbanimit. Ndërtesat e këtij fshati me qendër Cadiz janë ndërtuar mbi kurorat e maleve. Drejtohuni nga strehimoret nën shkëmbinj, për një filxhan kafeje, ose diçka më të fortë

Ndërtesat e bardha të fshatit fillojnë që prej maleve të Sierra Nevada në Andaluzi. 1.436 metra mbi nivelin e detit, është një nga fshatrat më të lartë në Spanjë, dhe retë shpesh errësojnë kullën e saj të kishës

Potes, i cili daton në shekullin e 9, është ndëtuar buzë lumenjve Deva dhe Quiviesa në mes të një lugine ku rriten vreshtat e rrushit, qershisë dhe arrave. Me ballkone dhe dritare me kornizë druri, disa nga ndërtesat rrethohen nga pemat alpine. Ju mund të ngjiteni në majën e Kullës gjashtëkatëshe të fshatit Infantado për të parë lart në çatitë me pllaka të kuqe të fshatit dhe në malet në distancë.

Albarracín është një qytezë me ndërtesa ngjyrë të kuqërremtë që është futur brenda maleve gëlqerore të Sierra de Albarracín, dy orë me makinë nga Valencia. Një mini-shtet i pavarur në kohërat mesjetare, është shtëpia e një katedrale të shekullit të 16-të, ka mure mbresëlënëse perimetrike dhe u shpall një sit historiko-artistik në vitin 1961. Unesco pritet ta emeroje një sit të Trashëgimisë Botërore

Ndërtesat e bardhë të Mojacas ngrihen në majën e një kodre të pjerrët në brigjet juglindore të Spanjës buzë Detit Mesdhe. Qyteti ka simbolin e tij të fatit të mirë dhe të gjitha llojet e suvenireve të lidhura që mund të blihen në dyqanet e suvenireve të qytetit

E vendosur kundër sfondit të Pirenejve në Spanjën veriore, Aínsa është një fshat shtëpish të ndërtuara me gurë, kalldrëmi, fenerë prej gize dhe ballkone të ndriçuara me bimë. Një nga pikat kryesore turistike është kisha e shekullit të 11-të Santa Maria.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë