Vende dhe Udhetime

Fshati ku boçet e pishave përdoren si monedha

Një vit pas lëvizjes në Skagway në Alaska, John Sasfai hyri në një bar dhe porositi një birrë.

Por në vend se të nxjirrte portofolin, udhërrëfyesi vendosi një thes me boçe bredhash mbi tavolinë. Kjo sepse në këtë qytet, boçet e pemëve pranë Parkut Kombëtar Historik shërbejnë si monedhë.

Ky fshat, me një popullsi prej vetëm një mijë personash është një nga më të izoluarit në Alaskë. Ai është i rrethuar nga pyje të thella me pisha, boçet e të cilave janë shndërruar në monedhën e këtij komuniteti.

Për shkak se nuk ka ekonomi bujqësore komerciale në Alaska, mbledhja e boçeve të bredhit është aq e përhapur sa njerëzit e kanë kthyer këtë veprimtari në fitim. Gjatë sezonit të verës, Skagway mirëpret rreth 10,000 udhëtarë të përditshëm që vijnë pjesërisht për të shijuar produkte të ndryshme të bëra nga boçet e bredhave, si birra apo akullorja.

"Boçet e bredhit janë një monedhë për mua",  thotë pronarja e një hoteli. "Vetëm fakti që mund të dal të korr diçka që më intereson dhe ta kthej atë në një produkt ushqimor me vlerë të shtuar, përforcon vlerën monetare që këto boçe kanë për mua", thekson ajo.

Ajo ia atribuon popullaritetin e produkteve të bëra me boçet e pishës dhe bredhit efekteve në përdorimin e tyre në prodhimet organike, shtimin e origjinalitetit në ushqimin lokal dhe përdorimin në mjekësinë popullore.

Boçet e bredhit janë të pasura me vitamina C dhe antimikrobikë, duke bërë që të përdoren për produktet kozmetike.

"Për mua, ndërveprimi midis pemëve dhe njerëzve është pak shpirtëror", thotë Emily Grace Willis, pronarja e një dyqani kozmetike. Willis i shet produktet e saj jo vetëm në këtë qytezë por në të gjithë Alaskën.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë