Ka një vendbanim në Antarktidë me një shkollë, një zyrë postare dhe disa shtëpi. Një vend i quajtur Villa Las Estrellas ose ndryshe Qyteti i Yjeve, ku gjithçka dominohet nga akulli dhe bora. Banorët e këtij vendi duhet të përballen çdo ditë me të ftohtin e tmerrshëm. Dhe kjo është e vetmja alternativë e këtyre banorëve për të mbijetuar. Spitali me vetëm tre mjekë bazë ndodhet rreth 1000 km larg zonës.
Sergio Cubillos Alvarado, një komandant i forcave ajrore, është përballur me këtë sfide të madhe gjatë përditshmërisë së tij. Alvarado ka jetuar atje me gruan dhe djalin e tij, për më shumë se dy vjet. Ndërsa familja e tij herëpasherë fluturon për në Kili, ai ka qëndruar aty gjatë gjithë kohës.
“Moti është shumë i vështirë, ne nuk mund të dilnim nga shtëpia për disa jave, temperaturat arrijnë deri në -47C” thotë Alvardo,. Megjithatë, Alvarado thotë se familja e tij përshtatet dhe gëzon aventurën e të qenit atje.
Prindërit detyrohen të shoqërojnë gjithmonë fëmijët e tyre për në shkollë pasi trashësia e borës që arrinë atje mund të bllokojë fëmijët në rrugë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.