Sport

Frikë në çiklizëm, rënie e tmerrshme për Vingegard: Disa brinjë të thyera!

Gazeta Si - Fituesi i shumëfishtë i ‘Tour de France’ është dërguar me urgjencë në spital, kurse Evenepoel dhe Rogliç janë ngritur pas dëmtimeve të lehta.

Momente tensioni të madh në xhiron e Vendeve Baske, ku në etapën e katërt nga Etxarri Aranatz në Legutio, janë rrëzuar disa protagonistë të çiklizmit botëror me pasoja të rënda. Më keq e ka pësuar fituesi i shumëfishtë i ‘Tour de France’, Jonas Vingegard (Team Visma Lease a Bike), që mbeti pa lëvizur për një kohë të gjatë dhe më pas u dërgua me ambulancë në spital, pasi u stabilizua.

Dëmtime pësoi edhe lideri i kompeticionit Primoz Roglic (Bora-Hansgrohe) dhe belgu Remco Evenepoel (Soudal-Quick Step). Skuadra e çiklisitit danez konfirmoi se Jonas është i vetëdijshëm dhe po kryen të gjitha kontrollet e nevojshme.

"Ishte një rënie e frikshme, por fatmirësisht Jonas është stabël dhe koshient. Kontrollet në spital kanë treguar se ka një klavikul dhe disa brinjë të thyera. Do të qëndrojë në spital për siguri. Faleminderit për mesazhet tuaja”, - ka shkruar skuadra Visma në X.

Rënia masive ndodhi 40 kilometra larg finishit, kur rrëzimi i disa sportistëve në grupin kryesor goditi edhe favoritët, që përfunduan në bar me shpejtësi të madhe.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë