Futboll

Frika nga kompromiset, 4 javët e fundit të Superiores në një ditë dhe një orar

Federata Shqiptare e Futbollit ka vendosur sot që ndeshjet e katër javëve të fundit të kampionatit të zhvillohet në të njëjtën ditë dhe të njëjtin orar. Klubet tashmë kanë marrë edhe njoftimin zyrtar. Në këtë mënyrë do të shmangeshin apo minimizoheshin kompromiset e mundshme në javët e fundit të garës.

Edhe këtë fundjavë do të vazhdohet me orare të ndryshme, ndërsa nga java tjetër e deri në fund starti i 5 ndeshjeve që zhvillohen në një javë, do të jetë në të njëjtën kohë. Ka vetëm një përjashtim, që është derbi i kryeqytetit Partizani-Tirana. Kjo ndeshje, e vlefshme për javën e 33-të, do të zhvillohet të enjten e 13 maj, në orën 19:00, në “Air Albania Stadium”.

Nga një derbi Tirana-Partizani. Gazeta Si, 6 maj 2021

Gara në Superiore është mjaft e ndezur si për titullin kampion, ashtu edhe për zonën europiane dhe qëndrimin në elitë. I vetmi ekip pa asnjë objektiv aktualisht është Kukësi. Për të mos pasur ndikim në garë, FSHF-ja ka bërë lëvizjen e saj me zhvillimin e ndeshjeve në të njëjtën kohë, ndërsa kufjet në këto javë do të jenë të nevojshme më shumë se kurrë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë