Politike

Fredi Beleri paraqet dy rekurse në Gjykatën e Lartë: Shfuqizoni vendimin e GJKKO. Përgjimi i policisë, i paligjshëm

Nga Gazeta 'Si' - Kryebashkiaku i zgjedhur i Himarës, Fredi Beleri ka paraqitur dy rekurse të reja në Gjykatën e Lartë.

Beleri kërkon në një prej rekurseve vlerësimin e paligjshëm të masës së arrestit të tij në flagrancë.

LEXO EDHE:
Beleri: Kryeministri dezinformon! S’ka vendim gjykate që s'lejon betimin tim. Daljen nga qelia ma ndalon Drejtoria e Burgjeve, pra Rama

Sakaq në rekursin e dytë ai kërkon të shpallen të paligjshme përgjimet e kryera nga Prokuroria e Vlorës për lejimin e përgjimit të fshehtë fotografik audio e video të personit të infiltruar.

Beleri ndodhet në burg, i arrestuar për “korrupsion në zgjedhje” për rrjedhojë nuk mund të betohet si kryebashkiak dhe rrezikon të humbasë mandatin e fituar në 14 maj.

Kjo ka sjellë reagime të ashpra mes Athinës zyrtare dhe Shqipërisë. Pak ditë më parë, Partitë Popullore Europiane miratuan rezolutën që kërkon lirimin e Belerit, vendim ky që solli edhe reagimin e kreut të qeverisë, Edi Rama. Ky i fundit, tha se kjo çështje i përket vetëm drejtësisë shqiptare.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë