Drejtësia

Fredi Beleri mbetet në burg, GJKKO refuzon kërkesën për liri. Ministri grek paralajmëron: Shqipëria ta harrojë BE-në

Gazeta Si - Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka lënë në burg Fredi Belerin, duke mospranuar kërkesën e tij për zëvendësimin e masës së sigurisë.

Beleri kishte kërkuar masë më të butë sigurie. Por trupa gjykuese nuk e pranoi këtë kërkesë dhe la sërish në qeli Fredi Belerin. Fredi Beleri akuzohet për blerje votash në Himarë për zgjedhjet vendore të 14 majit.

Sipas avokatëve, kjo e drejtë i mohohet Belerit nëse ai nuk lirohet deri në mesin e muajit shtator kur ai humb mandatin.

Fredi Beleri mbahet në arrest prej 12 majit të këtij viti pasi u arrestua për blerjen e votave të 8 qytetarëve kundrejt 40 mijë lekëve.

Deri më tani, janë refuzuar disa kërkesa të tij për lirim, ndërsa autoritetet greke kanë dënuar arrestimin.

Ministri grek i Punës, Andonis Georgiadis

Një i tillë vjen së fundmi nga Ministri i Punës dhe Çështjeve Sociale në Greqi, Adonis Georgiadis, i cili dha sot një mesazh të ashpër për Shqipërinë për çështjen Beleri.

Ai paralajmëroi Shqipërinë me një gjuhë të ashpër nëse nuk bëhet betimi i Belerit, Shqipëria do të ketë pasoja për anëtarësimin në Bashkimin Evropian.

“T'i harrojë paratë nga BE nëse pengon betimin e Belerit. Shqipëria do t'i harrojë paratë nga Europa nëse Fredi Beleri nuk betohet si kryebashkiaku i Himarës. Shqipëria do paguajë çmim shumë të lartë nëse vazhdon të shkelë të drejtat e grekëve”, paralajmëroi ministri Adonis Georgiadis.

Georgiadis u shpreh gjithashtu se “nëse shqiptarët guxojnë të betohen për një kryetar tjetër bashkie ose të bëjnë sërish zgjedhje, duke e mbajtur Belerin në burg, ky do të jetë një faktor për Greqinë në marrëdhënie të këqija me Shqipërinë për një periudhë të pacaktuar".

Fredi Beleri akuzohet për blerje votash në Himarë për zgjedhjet vendore të 14 Majit.

Beleri ende nuk është betuar, ndërsa Greqia fqinje ka kërcënuar Shqipërinë se do të bllokojë çdo financim të BE dhe kursin europian të vendit nëse nuk lejohet që të betohet kryebashkiaku i zgjedhur i Himarës.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë