Lajme

Franca, Holanda dhe Belgjika riatdhesojnë 36 shqiptarë

Tre vendet e Bashkimit Europian, Franca, Holanda dhe Belgjika janë bërë bashkë në planin që janë duke zbatuar, për dëbimin e shtetasve shqiptarë që shkojnë në këto vende për punë dhe kërkuar azil.

Në aeroportin "Nënë Tereza", Rinas janë riatdhesuar sot 36 shtetas shqiptarë me avion ‘charter’. Shtetasit e riatdhesuar akuzohen se shkelën kushtet e lëvizjes së lirë në zonën ‘Shengen’.

Që nga 1 janari deri sot janë ri-atdhesuar mbi 2800 shtetas shqiptarë nga vendet e BE-së.

Ministria e Brendshme dhe Policia e Shtetit dolën me një deklaratë publike sot, duke apeluar çdo shtetas që tenton të shkelë kushtet e lëvizjes në zonën Shengen apo të kërkojë azil, se shanset janë zero, pasi Shqipëria është në listën e vendeve të sigurta.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë