Ka ndodhur

Fotot/ Rëndohet situata e reshjeve në Shkodër, evakuohen banorët e parë

Situata e përmbytjeve në bashkinë e Shkodrës si pasojë e reshjeve të dendura ka detyruar ndërhyrjen në terren të Forcave të Armatosura.

Sipas njoftimit për shtyp të Ministrisë së Mbrojtjes, janë evakuuar 2 familje në lagjen “Iliria” të qytetit të Shkodrës, për t’u strehuar në konviktin e Universitetit “Luigj Gurakuqi”.

U transportuan gjithashtu 150 krerë bagëti e imët nga lagjja e njohur si Livadhet pranë bregut të liqenit në qytetin e Shkodrës dhe rreth 2000 shpendë nga një fermë private, për t’i dërguar në fshatin Shirq.

Në fshatin Obot të njësisë administrative Ana e Malit vijon transporti i banorëve për nevojat e tyre të përditshme nëpërmjet mjeteve lundruese të mundësuara nga Ministria e Mbrojtjes.

Në gjithë qarkun e Shkodrës janë 5030 ha sipërfaqe totale e përmbytur, ndërkohë që ka prani të ujit në disa banesa në lagjet e qytetit dhe në njësitë Ana e Malit dhe Dajç.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë