Vende dhe Udhetime

Fotot më të mira të konkursit National Geographic Traveler

Këto janë fotografitë e përzgjedhura nga National Geographic Traveler Competition 2019, një konkurs që ka startuar që nga viti 2011, më prestigjiozi i fotografisë në Mbretërinë e Bashkuar për 5 kategori: Qytetet, Natyra, Njerëzit, Ushqimi dhe Portofoli. Fituesi kryesor do të dërgohet për jetë një aventurë në malet Tatra të Sllovakisë.

Pat Riddell, redaktor i National Geographic Traveler, është shprehur se lista e imazheve të këtij viti, na kujton se një aparat mund të fotografojë mrekullira në vende të ndryshme të botës.

Nga dokumentimi i zakoneve dhe traditave lokale, në peizazhe frymëzuese dhe kafshë të egra. Konkurrentët e këtij viti na dëshmojnë se sa e fuqishme mund të jetë një imazh i shkrepur në vendin dhe kohën e duhur.

Fituesit do të shpallen më 26 shkurt në një aktivitet mbrëmje në Carousel, në Marylebone të Londrës. Fotot fituese mund të shihen gjithashtu në numrin e prillit 2019 të National Geographic Traveler që që do të jetë shitje më 7 mars 2019.

Shfletoni më poshtë galerinë për të parë disa nga imazhet që do të marrin pjesë në konkurs.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë